Projektligji për Portin e ri të Durrësit, Alibeaj: Qeveria po përpiqet të fshehë aferat korruptive

0
101

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër lidhur me projektligjin për Portin e ri të Durrësit.

Alibeaj tha se qeveria po përpiqet ta kalojë me procedurë ligjin për Portin e Durrësit, me qëllim që të fshehë aferat korruptive.

Ai shtoi se duhet të ketë transparencë lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij ajo mund të kthehet në aferën më të madhe korruptive në Shqipëri.

“Ore çfarë pazari keni bërë, me kë e keni bërë, sa fiton shteti shqiptar. Ku është transparenca në këtë mes. Harrojeni lotarinë kombëtare, harrojini të gjitha. Asgjë nuk krahasohet me këtë aferë. 2 miliard e 100 mijë euro.

Askush nuk e di sesi janë zhvilluar negociatat. Minimalisht keni detyrimin për t’ua treguar shqiptarëve se çfarë po ndodh me pronat e tyre. Ky parlament të mos e miratojë sot këtë ligj. Nuk ka parë ndonjëherë ky vend.

Janë minimalisht 8 shtojca ku tregohen se çfarë pazari është bërë me portin e Durrësit. Por fakti që nuk i keni sjellë sot, aty fshihet djalli, te detajet. Kam një thirrje për ata që duhet të përballen me këtë gjë.

Po përballet me një procedurë parlamentare të korruptuar. Kjo aferë shumë shpejt mund të shndërrohet në aferën më të madhe korruptive”, u shpreh Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here