Doktori që synon bashkinë, Alimehmeti: Tiranën e ka marrë malli për produktin bio, pa “ushtarë” nga pas

0
224

Tirana është qyteti që deri më tani ka emrat zyrtarë për primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit. 7 kandidatët, sipas rendit alfabetik janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda. Prej ditësh ata kanë nisur takimet me demokratët, madje kanë qene edhe protagonistë në media.

I ftuar në Debat nga Alba Alishani, doktor Ilir Alimehmeti, pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se Tirana ka nevojë për një produkt bio, që nuk ka një ushtri nga pas për imazhin. Ai tha se kush ka mbështetjen duket aktualisht në sondazhe, e rrjetet sociale, por do të duket edhe në primaret e PD, si dhe në 14 maj, dita e zgjedhjeve lokale.

“Komunikimet janë shumë intensive, me njerëz që kanë probleme, kanë halle të përditshme pasi qyteti është lënë pas dore prej kohësh, me njerëz që kanë dëshirë për t’u angazhuar dhe për të mbështetur ndryshimin e Tiranës.

Është shumë e qartë çfarë do qytetari i Tiranës. Qytetarin e Tiranës e ka marrë malli për atë produktin bio, për atë produktin organik, që nuk ka një ushtri për përmirësimin e imazhit. Unë e shoh situatën si disa oferta që janë dhënë, si anëtarëve të PD, por edhe votuesve, për të parë kush ka më shumë gjasa nga opozita për të shkuar në këto zgjedhje. Kjo është e matshme përmes analizës së rrjeteve, por edhe në kutinë e votimit në primare apo në 14 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here