Propozimet e grupit të Alibeaj, Bardhi i kërkon Palokës eleminimin e primareve

0
162

Janë bërë publike propozimet e grupit të deputetëve të Enkelejd Alibeajt që i janë parashtruara grupit që drejtohet nga Sali Berisha. Grupi i Alibeajt ka mandatuar Gazment Bardhin për tu takuar me Edi Palokën, ndërsa sot janë bërë publike 6 parimet që Bardhi i ka dorëzuar Palokës.

Mes këtyre pikave është dhe ngritja e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel të çdo njësie vendore, me përgjegjësi kryesore krijimin e frymës së bashkëpunimit mes demokratëve dhe garantimin e fitores së Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi, ka propozuar që përzgjedhja të bëhet me anë të një sistemi pikëzimi për kandidatët, që vjen 50% nga votat e anëtarësisë dhe 50% nga opinion që ka “X” emër te opinioni publik, dalë nga sondazhet.

Bardhi ka propozuar ngritjen e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel të çdo njësie vendore, me përgjegjësi kryesore krijimin e frymës së bashkëpunimit mes demokratëve dhe garantimin e fitores së Partisë Demokratike. Përbërja e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror, thuhet në propozim, duhet të caktohet me mirëkuptim dhe frymë konsensuale.

“Përzgjedhjen e një kandidati përbashkët fitues që përfaqëson gjithë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo zë opozitar në njësitë përkatëse vendore. Përzgjedhja e kandidatit të përbashkët fitues për kryetar bashkie bëhet me “sistem pikëzimi” dhe shpallet nga Këshilli Drejtues Politik. Në këtë sistem përfshihen 50 % e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 % e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve. Pas konsultimit dhe marrjes së propozimeve nga anëtar të Partisë Demokratike apo flukse të tjera opozitare, kandidatët që përfshihen në procesin e vlerësimit propozohen nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor dhe miratohen me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror. Rregullat e detajuara për zbatimin e “sistemit të pikëzimit” përcaktohen me unanimitet në Këshillin Drejtues Politik në nivel qendror brenda një jave nga nënshkrimi i këtij dokumenti. Drejtimi i proceseve në njësitë vendore bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor. Në rast mosmarrëveshje Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror ushtron “të drejtën e ndërhyrjes”, thuhet në dokument.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here