Berisha: 12 nëntori po vjen, gjyqi i madh që shqiptarët do t’i bëjnë Ramës. Të bashkohemi për të përzënë këtë bandë nga pushteti

0
148

Kreu i PD gjate fjales se tij ne Parlament fto qytearet qe te bashkohen me protesten e opozites me 12 Nentor, ndersa theksoi se ajo do jete dita ku shqiptarët do t;i bëjnë gjyqin Edi Ramës.

“Për çfarë të diskutojmë këtu. Nuk mund të diskutojmë këtu, pasi kemi të bëjmë me një grup njerëzish, të cilëve vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve ua ka verbuar sytë, ua ka mbyllë veshët, nuk dëgjojnë asgjë. Deri kur kështu.
12-a po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’u bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhur, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft.

12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh. Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë.
Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju.

Qytetarë, këta nuk kanë ndërmend për reformë për ju. Këta shikojnë vetëm si të ju vjedhin ju. Ne vërtetë kemi përgatitur një projekt-reformë me 97 bashki, por ne kemi thënë që në fillim, që këta nuk kanë reformë. Këta dinë dhe mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa të ua përmbysim karrigen, ti përmbysim me të gjitha.
Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e të vërtetës shqiptare dhe ndaj ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bashkohemi për të përzënë këtë bandë nga pushteti.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here