Është arrestuar nga policia 24-vjeçari Estien Dine, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një fëmijë 12-vjeçar në fshatin Valere të Gjirokastrës.
Dine, me detyrë polic kufitar, aksidentoi për vdekje fëmijën e mitur si dhe plagosi dy fëmijë të tjerë.
Dyshohet se 24-vjeçari ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që përplasi për vdekje vogëlushin dhe plagosi dy fëmijët e tjerë.