Ligji për dosjet, Berisha: Hakmarrje e Ramës! Dënim persekutorëve, jo gjah shtrigash

0
121

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar hakmarrje të qeverisë ndaj ish presidentit Ilir Meta ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve.

Berisha u ndal tek vota e deputetëve që ndjekin Enkelejd  ALibeajn, duke theksuar se ata gabuan duke moslexuar përmbajtjen e këtij ligji.

Sipas Berishës, kjo është një manovër e Ramës për të mosnxjerr nga jeta politike të ish-perekutorëve dhe ish-sigurimasave.

Lideri i opozitës Sali Berisha e ka cilësuar një hakmarrje të qeverisë socialiste ndaj ish presidentit Ilir Meta miratimin e ligjit Për të drejtën e Informimit për dokumentat e ish – sigurimit të shtetit. Në konferncën me gazetarët, Berisha  deklaroi se Partia Demokratike është për ligjin e Lustracionit të dorëzuar në Kuvend, dhe jo për manovrat të cilat përdor Edi Rama për të anashkaluar largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here