Fjalimi në KiE, Vasili: Rama është anti-shqiptar! Punon me regjinë e Beogradit dhe Moskës

0
91

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, komentoi në tv Syri fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës dhe qëndrimet e tij ndaj raportit të Dick Marty. Vasili tha se Edi Rama punon me një regji të lidhur me Beogradin dhe Moskën ndërsa shtoi se ai ka një mision anti-shqiptar.

“U përpoq të bënte përgjegjës opozitën shqiptare. Në vend që të referonte qëndrimin e tij, e fshehu thelbin e qëndrimit. Ata që i shërbejnë Ballkanit të Hapur, ndarjes së kufijve, copëtimit të Kosovës, mbështeten dhe janë miqtë e Edi Ramës. Edi Rama ka mbështetur 100 për qind Dick Martyn dhe ka qenë më shumë se kaq, kërkesë që të hetohet në mënyrë të plotë. Të kërkosh të hetohet në mënyrë të plotë do të thotë që të hetohet mbi këtë raport.

Këto e kanë pranuar. Strasburgu s’është si në Shqipëri që manipulojnë e fshehin materialet. Rama, gënjeshtar politik që vepron me regji të qarqeve më të egra dhe më të zeza anti-shqiptare.”-tha Vasili.

Petrit Vasili deklaroi më tej se kryeministri Edi Rama, një sharlatan, i paditur dhe i korruptuar i tregon standardet Europës.

 

“Përdor gjuhë të egër, i nxjerr dhe mizor se na paskan lënë pa vaksina.”-deklaroi Vasili.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here