Kreu i FRPD takim me studentët: Të rinjtë po mobilizohen për të rrëzuar regjimin që i ka përbuzur

0
116

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri zhvilloi sot një takim me strukturat e Grupimit Rinor Universitar Demokrat, si dhe përfaqësues nga Këshillat Studentorë dhe Senati i Universiteteve.

Këtij takimi iu bashkua dhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili shprehu mirënjohjen për këta të rinj dhe angazhimin e tyre për të krijuar një alternativë fituese për Partinë Demokratike.

Gjatë takimit u diskutua për problematikat kryesore të studentëve, të cilët gjithmonë janë lënë në harresë dhe janë përbuzur nga kjo qeveri.

Mungesa e mbështetjes për të përballuar rritjen e çmimeve është një tjetër barrë që rëndon në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre.

Të rinjtë shprehën nevojën akute për t’u mobilizuar dhe për të shtuar rradhët në FRPD. Dëshira e tyre për ndryshim po i jep forcë dhe optimizëm Partisë Demokratike.

Ky është takimi i radhës që kryetari i sapozgjedhur i FRPD po bën për të riorganizuar rininë demokrate në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here