Qeveria e Timonit dhe Tepsisë

0
119

Nga Erion Dasho.

Para pesë vjetësh, Rama merrte votat e shqiptarëve në një mënyrë të paprecedentë. Pa program, pa premtime, por vetëm nëpërmjet një talljeje masive që kombinonte daljen me jamamoto, timonin dhe tepsinë.

Paradoksalisht, arriti të fitojë i vetëm maxhorancën, çka flet më shumë se çdo gjë tjetër për nivelin e respektit që ka për veten e vet votuesi shqiptar.

Rezultati është se tashmë na qeveris një shtet ronxho-bonxho, që midis shumë skandaleve të paprecedent, ka nxjerrë edhe të gjithë të dhënat e qytetarëve të vet në mexhlis si pasojë e skandalit të e-Albania.

Të dhënat e fundit janë ato të 105 mijë qytetarëve të hetuar për krime të dyshuara. Më keq se kaq, zor se mund të ketë.

Mirë trushplarët që votuan Ramën kur bënte fushatë me poture, po shqiptarët e tjerë ç’kusur kanë?!

(PS nga autori): Kushdo që për shkak të padijes ose indoktrinimit do të përpiqet të japë argumente të tipit “sulme kibernetike ndodhin në gjithë botën”, do të bllokohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here