Pedagogët mbyllin tubimin para Korpusit, paralajmërojnë protestën e radhës: Të na mirëkuptojnë studentët, mblidhemi më 17 tetor

0
188

Për rreth 1 orë u mbajt sot protesta e pedagogëve të Universiteteve, përballë Universitetit Politeknik në kryeqytetet. Ata pohuan se do të mblidhen në një tjetër protestë me 17 tetor, datë kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.

Pedagogë, të bërë bashkë në këtë protestë parashtruan kërkesat e tyre dhe bënë të qartë se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e tyre.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të Universiteti Bujqësor i Tiranës njoftoi se do të ketë rritje deri në 7 % të pedagogëve.
Qëndrim për të cilin pedagogët theksuan se është i papranueshëm, duke shtuar se kryeministri duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të njihet me realitetin.
Duke pritur kryeministrin të realizojë kërkesën e ofertës tonë, me krizën që supozon kryeministri, ne i kemi ulur kërkesat tona. Duke ju falënderuar, nëse nuk kemi një përgjigje dinjitoze, në datën 17, do të jemi serish në proteste. Të jemi të qartë Sindikata i ka përkrahur protestat edhe të studentëve. Mendojmë që ato ishin të drejta”, tha kreu i Sindikatës se pedagogeve, Aleksandër Koçavi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here