Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas tërheqjes së kryeministrit Edi Rama për vendosjen e fashës energjetike prej 800 kWh.
Në postimin e tij në Facebook, Boçi shkruan se Rama hodhi në erë ERE-n me këtë vendim të tij, pasi Shqipëria me burimet e saj energjetike ujore nuk ka se si të preket nga kriza në këtë periudhë vjeshte.
Deklarata e plotë:
RAMA HEDH NË ERË ERE-n
I trembur nga reagimi qytetar, Rama ka deklaruar mosaplikimin e çmimit për fashën mbi 800 kW.
Shqipëria me burimet e saj energjetike ujore nuk ka se si të preket nga kriza në këtë periudhë vjeshte.
Këtë e thonë specialistet
Ai doli kështu mbi vendimin e bordit të cilin po vetë e kishte detyruar të kërkonte katërfishim çmimi.
Tani që i gjithëdituri me satelit në xhep e hodhi në erë ERE-n, ky bord a duhet të ekzistojë më?!!!
A duhet të paguajmë ne një bord eunuk dhe të mbajmë në qeveri një kryeministër i cili abuzon, grabit e vjedh sipas shijes e oreksit?!
#shqipërianërrezik