Adriana Kalaja: Delina Fico ka abuzuar me fondet për Reformën në Drejtësi, paratë i ka në…

0
165

Kryetarja e Gjykatës së PD, avokatja Adriana Kalaja denoncoi në Çim Peka Live abuzimet që janë bërë me fondet për Reformën në Drejtësi. 

Reforma në Drejtësi, tha Kalaja, është e dështuar, por ambasadorja amerikane e mbron këtë reformë për të mbuluar abuzimet marramendëse, sipas saj, me fondet.

Kalaja akuzoi drejtpërdrejt Delina Ficon, bashkëshorten e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi se ka marrë para nga Soros dhe me fondet që ishin të destinuara për Reformën në Drejtësi, është abuzuar.

Ajo tha se një gjë e tillë provohet nga pasqyrat financiare të publikuara nga fondacioni “East West Management” i Sorosit.

Adriana Kalaja: Soros kërkon territore dhe Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në Ballkan. Filantropin Soros e shohim në të gjitha marrëveshjet që janë bërë pas 2013. Ne sot e kemi me prova. Këto janë faturat financiare. Fondacioni Soros nëpërmjet mbështetjes që i ka bërë fondacionitt ë zonjës Fico, por jo vetëm, nuyk ka investuar vetëm për Reformën në Drejtësi. Ky dokument tregon se financohet edhe bërja e ligjeve, pra gjithë ligjet që propozohen dhe miratohen në Parlament, financohen nga Soros nëpërmjet universiteve të caktuara në SHBA. Këtu kemi edhe pagesat e zonjës Fico, janë pasqyrat financiare ku thuhet për Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Ne themi pse fondet si mbështetje për Reformën në Drejtësi kaluan përmes zonjës Fico dhe jo institucioneve? Pse zonja Fico duhet të menaxhonte fondet dhe a është bërë një audit? Kemi parë vit pas viti shenja të dështimit të Reformës në Drejtësi dhe shikonim si e mbronte dje Donald Lu dhe si e mbron sot Yuri Kim si sukses. Reforma në Drejtësi shikohet si sukses se ka abuzime marramendëse me fondet e taksapaguesve amerikanë. Reforma po bëhet me një dështim të plotë. Delina Fico jo vetëm ka marrë lekët…nuk e di i ka në shtëpi apo në bankën e Linda Ramës, por ka abuzuar me fondet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here