Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncoi sot kullat shumëkatëshe të ndërtuara në Tiranë, ndërsa i drejtoi disa pyetje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për ndërtimet abuzive.
Salianji tha se qeveria ndjek penalisht çdo qytetar të pamundur në këtë vend, por nga ana tjetër ‘përballë institucioneve më të rëndësishme, ku kalojnë ministra, drejtuesit e policisë së Shtetit’, ndërtohet pa leje.
Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Salianji i kërkoi drejtësisë të veprojë përballë fakteve të pakundërshtueshme.
“Me këtë rast i bëj thirrje drejtësisë të mos hesht përballë fakteve të pakundërshtueshme!”.
Postimi
Kur qeveria refuzon të përgjigjet, të vërtetat ti thonë qytetarët!
[?] Pasi ndoqa të gjithë procedurat ligjore dhe kërkova përgjigje nga të gjithë institucionet shtetërore për përbindshat prej betoni që kanë mbirë kudo në Tiranë, sot nisa t’i denoncoj me rradhë njëra pas tjetrës! Me këtë rast i bëj thirrje drejtësisë të mos hesht përballë fakteve të pakundërshtueshme!