Mjeku Alimehmeti flet për situatën me Covid në vend: Ky dimër do jetë më i lehtë

0
168

Mjeku epidemiolog dhe njëkohësisht lektor në Universitetin e Mjekësisë Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” foli për protestën e pedagogëve për rritjen e pagave të tyre dhe situatën me virusin COVID-19 në vend.

 

I pyetur për protestën e pedagogëve Alimehmeti u shpreh se ajo nuk është vetëm e tyre por e gjithë stafit të universiteteve. Sipas tij organizimi nisi si shkak i mos marrjes së një përgjigje nga institucionet e qeverisë pas një kërkese drejtuar këtyre të fundit. “Pagat nuk janë rritur që nga viti 2004. Jemi në nivelin më të ulët në rajon”, tha Alimehmeti teksa deklaroi se të dëmtuarit në fund të këtij zinxhiri do të jenë studentët dhe të rinjtë.

Për sa i përket situatës me COVID në vend, mjeku epidemiolog tha se sëmundja është duke kaluar në familjen e gripit dhe se ky dimër do të jetë më i lehtë se i kaluari për sa i përket situatës me virozat. Alimehmeti po ashtu u shpreh se mundësitë që COVID të rikthehet në jetët e qytetarëve janë të vogla por asnjëherë zero, ndërsa shtrimet në spitale janë ulur masivisht muajt e fundit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here