Meta: Qeveria refuzon të rrisë pagat e pedagogëve, ka prioritet inceneratorët dhe koncesionet

0
123

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë se nuk ka prioritet arsimin.

Për kreun e PL, qeveria refuzon të rrisë pagat për pedagogët dhe profesorët, por shpenzon buxhetin për inceneratorët, koncesionet dhe tenderat sekretë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin.

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Qeveria refuzon të rritë pagat për pedagogët dhe profesorët sepse prioriteti i Rilindjes nuk është arsimi dhe studentët, por inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë”, shkruan Meta.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here