Simon Mirakaj në ceremoninë përkujtimore në Postribë:
Përshëndetje të gjithëve, të nderuar familjarë, i nderuari kryetari i Partisë Demokratike, Z.Berisha, i nderuar kryetar i Bashkisë Z.Spahia, të nderuar deputete, përfaqësues të pushtetit lokal, të nderuar të pranishëm.
Jemi mbledhur sot në këtë ceremoni përkujtimore së bashku me rastin e 76 vjetorit të kryengritjes të Postribës, një ngjarje historike, një ngjarje që ka hyrë në histori si një faqe e shëndritshme e saj.
Shkodra bashkë me rrethinat cilësohet si djepi i kulturës. Por nuk është vetëm djepi i kulturës, është edhe djepi i burrërisë, është djepi i trimërrisë, i fisnikërisë, aristrokracisë, por mbi të gjitha është edhe djepi i Qëndresës Antikomuniste.
Jemi dëshmitarë të gjithë që komunizmi u instalua me një dhunë të padëgjuar në historinë e kësaj toke. Duke filluar me kryengritjen e Kelmendit, me heroin legjendar Prek Calin, me kryengritjen e Malësisë së Madhe me heroin tjetër Llesh Marshin e duke mbëritur tek kryengritja e Psotribës.
Këta heronj ndenjën gjatë gjithë kohës me pushkë në dorë kundër cdo pushtuesi, ashtu sic ndenjën dhe kunsër pushtimit komunist. Këta heronj nuk e morrën pushkën në krah se kishin dëshirë për të dëgjuar krismën dhe flakën e saj, por e morrën për t’i dhënë vendit lirinë, demokracinë e humbur, për t’i kthyer këtij populli të zënë rob nga pushtimi komunist.
Më lejoni që në këtë moment të kujtoj dhe ta mbyll përshëndetjen time me vargjet e të madhit Vaso Pasha:
“ Shqypni, pa m’thuej qysh je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.”
Të nderuar të pranishëm, të bashkohemi së bashku që këtë lis ta ngremë e mos ta lemë të bjerë në tokë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i martirëve të demokracisë të Postribës, Malësisë së Madhe, Kelmendit e kudo që janë.
Faleminderit!
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE