Berisha: Rama po helmon Vlorën! Kontraktim pa tender, 760 mln € për dy vite do i paguajnë shqiptarët

0
100

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me banorët e Prrenjasit ka komentuar anijet-gjeneratorë të ardhura në Vlorë për të prodhuar energji elektrike.

Berisha tha se kemi të bëjmë me një kontraktim pa tender nga qeveria me një vlerë prej 760 milionë eurosh që do i paguajnë qytetarët shqiptarë.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po helmon Vlorën ndërsa shtoi se ai zbrazi digat për të vjedhur në mënyrë të tmerrshme kriminale.

Po ndalem vetëm në deklarata e fundit, për të vjedhur. I zbrazi digat për të vjedhur. Digat nuk zbrazen kurrë verës. Zbrazja e tyre verës është një krim i vërtetë. I zbrazi vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi që prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut.

Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite. Që të gjitha i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe tani për të qetësuar thoshte, Skavica do të na i zgjidhë këto. Prisja të thoshte që Skavica çlirimi i 2-të i Shqipërisë siç thoshte Enver Hoxha për Elbasanin.

Vlorën po e helmon, Dibrën po e mbyt dhe këtë zgjidhje jep, dhe këto do ti mbulojë me propagandë. Por kjo qeveri dhe ky person dhe është shumë e rëndësishme që të angazhohemi në një dialog me çdo shqiptar. Ky ka tejkaluar çdo limit, vjedhje, çdo gjë.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here