Fjalimi i parë si kryeministre i Liz Truss: Do ringjallim ekonominë britanike

0
147

Përballë Downing Street, trashëgimtarja e Boris Johnson është zotuar të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar “nga stuhia” e krizës globale dhe kombëtare.

Liz Truss më pas tregoi si prioritetet e saj “ringjalljen e ekonomisë britanike”, sfidën e krizës energjetike dhe konsolidimin e sistemit kombëtar shëndetësor, të vënë në provë nga pandemia Covid.

“Sapo pranova ftesën e Madhërisë së saj për të formuar një qeveri të re dhe jam e nderuar të marr përsipër këtë përgjegjësi” tha ajo.

Truss nënvizoi se është e vendosur të zbatojë programin konservator në këto pika, duke i konsideruar si vendimtare për të ardhmen e vendit dhe prosperitetin e brezave të rinj.

Kryeministrja e re pranoi situatën e vështirë me të cilën po përballet vendi nën kërcënimin e erërave të recesionit por insistoi në vullnetin dhe mundësinë e daljes prej tij.

Nga ana tjetër ajo vlerësoi edhe punën e paraardhësit të saj Boris Johnson.

“Ai ka përfunduar Brexit-in, ka kryer fushatën për vaksinat kundër Covid dhe është përballur me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Historia do ta vlerësojë si një Kryeministër jashtëzakonisht të rëndësishëm.”

“Unë do të ndërmarr veprime këtë javë për të adresuar koston e faturave të energjisë dhe për të siguruar furnizimet tona të ardhshme të energjisë”, premtoi Liz Truss. Mbretëria e Bashkuar po përballet me krizën më të keqe në dekada të kostos së jetesës, me inflacionin mbi 10% dhe faturat e energjisë në rritje si për bizneset ashtu dhe për qytetarët.

Sipas Truss, një plan i ri kundër faturave të larta është në planet e qeverisë që parashikon gjithashtu uljen e taksave për të shpërblyer punën e palodhur dhe për të rritur investimet e orientuara drejt biznesit. Liz Truss premtoi të adresojë krizën energjitike të shkaktuar nga lufta e Vladimir Putin dhe të sigurojë furnizimin e ardhshëm të vendit me energji.

Truss theksoi më tej se ajo që e bën Mbretërinë e Bashkuar të madhe është besimi themelor te liria, sipërmarrja dhe konkurrenca e ndershme.

Ajo premtoi më shumë fonde për ndërtimin e rrugëve dhe nxitjen e ivestimeve.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here