Boçi: Deputeti Alibeaj nuk po lexon vullnetin e demokratëve, qëllimi jo karriera personale

0
119

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me situatën brenda partisë dhe grupin parlamentar.

I pyetur nga gazetari Çim Peka se kush është kreu i grupit parlamentar, Boçi është shprehur se sipas statutit të partisë ai është kryetari, por ka një pozitë të vështirë për shkak të sjelljes së deputetit Alibeaj.

‘Duke qenë si nënkryetar i PD-së, unë jam kryetar i grupit parlamentar. Por jam në një pozitë të vështirë, pasi nuk është betejë ligjore mes emrit tim dhe Alibeajt, por është një betejë që Alibeaj nuk e ka me mua, por me vullnetin e demokratëve.

Në politikë suksesi i një politikani nuk është të bëjë cv personale, por në aftësinë për të lexuar atë që duan anëtarët e partisë. Nëse ti arrin ta lexosh, atëherë je afër suksesit, në atë që ti synon në pjesëmarrjen politike.

Nuk jemi në një luftë individësh, por ka një mos përputhje të reagimeve të deputetit Alibeaj në raport me vullnetin e organizatës politike.

Qëllimi ynë kryesor nuk është karriera personale, por është pikërisht ajo që duan të gjithë në bazë, bashkimi i grupit parlamentar si shprehje e vullnetit të asaj që kërkojnë anëtarët, bashkimin e PD. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në këto lëvizje, shumë të matur dhe duruar. Jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me atë pjesë të deputetëve ka të drejtën të japë opinionin e tyre, në masën që një deputeti i lejohet nga subjektiviteti politik’, tha nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here