Ilir Meta: Me lekët që ka vjedhur Edi Rama, kisha bërë një tunel nga Berati në Londër

0
136

Një tunel nga Berati deri në Londër, do kishte ndërtuar Ilir Meta me paratë që ka vjedhur deri tani Edi Rama, kështu është shprehur kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, nga qyteti i Beratit.

Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar pishinat e resortit “Prestige” pasi kompania mediatike në pronësi të Hysenbelliu Group kishte publikuar disa skandale për qeverinë.

“Me kaq lekë sa ka vjedhur ky, Ilir Meta do kishte bërë një tunel nga Berati në Londër. A e dini sa ka vjedhur ky? 6 herë një kilometër rrugë. 2/3 e Shqipërisë jetojnë nën minimumin jetik. E patë paketën e Kosovës? Shikoni çfarë bën ky hajdut, çon rruspat në një resort nga më prestigjozët.

Kam një pyetje për ju, se nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar se kjo ishte një hakmarrje për një grup mediatik që ka publikuar disa skandale”, deklaroi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here