Vrau vëllanë e kunatën/ Burg për Muskurtin: Kam bërë shtatë kallëzime

0
138

Gjykata ka lënë në burg Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së dyfishtë në Tiranë.

Muskurti qëlloi për vdekje vëllanë dhe kunatën, Alban dhe Nora Muskurti, pas një sherri të nisur prej vitesh për çështje pronash.

Autori deklaroi përpara gjykatës se kishte bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën.

“Armën e kam pasur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes,” tha ai.

“Ata më shantazhonin dhe për këtë arsye kërkova mbrojtje”.

Avokati i Muskurtit kërkoi 30 ditë kohë për të bërë një akt-ekspertizë për gjendjen e tij psikike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here