Deputeti demokrat zbulon përplasjen e Çuçit me Nanon: Ministri e priti një orë në zyrë, Drejtori i Policisë kishte fikur telefonin

0
203

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sula shkruan se shkarkimin e Nanos e kishte paralajmëruar më herët, teksa ka zbuluar dhe përplasjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me Gledis Nanon.

Deputeti tregon se ministri ditën e hënë e kishte pritur Nanon për një orë në zyrë, mirëpo sipas tij ish-drejtori nuk u paraqit dhe kishte fikur telefonin.

Ndër të tjera ai shkruan se Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave dhe të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm.

Postimi i plotë:

Kur cënohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!

E paralajmërova që ditën e hënë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje por u dështoi kjo përpjekje. Ministri e priti një orë në zyrë të hënën por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt Ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.

Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj mazhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cënohen interesat e errëta të njerëzve të vetë. Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.

Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra. Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorë.

Kujtojmë se më herët ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se Gledis Nano nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Çuçi u shpreh se Nano u shkarkua se për shkak se nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here