Tottenham shënon dy gola në transfertën e Nottingham Forest duke u ngjitur në vendin e dytë të Premier League.
Harry Kane i dhuron fitoren dhe tre pikët skuadrës së Antonio Contes që nuk e njeh ende humbjen në kampionat pas 4 javëve të para.
Lajmi më i mirë i ditës për “Gjelat” është ngjitja e Kane në vendin e tretë të golashënuesve të Premier League me 187 gola duke lënë pas vetëm Andy Cole.
Përpara tij janë vetëm Wayne Rooney me 208 dhe Alan Shearer me 260. Kjo është humbja e dytë në kampionat për Nottingham Forest.