Ardit Çela është arrestuar nga Policia e Tiranës, pak pasi dhunoi një 16 vjeçare në Tiranë, të cilën më pas tentoi ta digjte me benzinë.
25 vjeçari së bashku me shokët E. Hoxha dhe shtetasin D.M.,dhunuan adoleshenten në ambientet e jashtme të një pallati në kryeqytet, por pas kësaj ngjarje të rëndë kanë reaguar menjëherë blutë e kryeqytetit, duke vënë në pranga autorët.
Tiranë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç. Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.