Sulmit kibernetik të disa javëve më parë në institucionet shqiptare nuk i ka shpëtuar as Ministria e Punëve të Jashtme.
Ditës e sotme faqja ‘Homeland Justice’ e njohur ndryshe si ‘Drejtësia e Atdheut’, ka publikuar 578 dokumente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat janë shkëmbim e-mailesh mes këtij institucioni dhe ambasadave shqiptare.
Në këto dokumente gjithashtu janë edhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave tona të akredituara në shtete e huaja, ku shumica janë kërkesë për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura.
Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ishte zgjedhja e qytetarëve në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës.
Ndaj, prej pak minutash në faqen e tyre ka nisur ngarkimi i dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë.
Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale që janë fshirë nga inboxi i ambasadave.