Pedagogu dhe shkrimtari Edmond Tupja: Rama dhe qeveria e tij, shkatërruan qelizën shqiptare, familjen

0
374

Edmond Tupja: Rama dhe qeveria e tij, shkatërruan qelizën shqiptare, familjen

 

Tani unë jam rritur, nuk jam jetim nga nëna e baba, kemi pasur familje. Ata që janë jetim do ta ndjejnë përherë, pasi u mungon familja. Një psikolog amerikan në vitin 1970 boton një libër, Dotson quhet, ‘Si të prindërojmë’.

Francezët e marrin, e përkthejnë këtë libër dhe i vendosin një titull tjetër, që e nxorrën nga përmbajtja e librit dhe është; Gjithçka luhet para moshës 6 vjeç. Dmth themelet e personalitetit të fëmijës dhe shtyllat e personalitetit hidhen deri në moshën 6 vjeç.

U alarmua bota e psikologëve, si është e mundur? Po është e mundur thotë ai, do të thotë që gjithçka luhet në atë moment dhe tjetra është mbushje. Familja parakonfiguron vijat e përgjithshme të karakterit. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë. Familja është e pashmangshme për të rritur njerëz të shëndetshëm.

Empatinë ta mëson familja, e ka njeriu, lind. E mëson edhe shimpanzeja empatinë. Por ka politikanë që nuk e mësojnë se çfarë është empatia; dhembshuria për tjetrin, të dhemb tjetri, fatkeqësia e tij.

Mendoj se tema e zgjedhur për sot, është shumë aktuale sepse mesa shohim, mjerë ata që nuk duan të shohin. Ata që kanë një ndërgjegje, janë të alarmuar. Familja është ajo që ripërtërin, ndërron brezat. Kështu si ja ka nisur Shqipëria, do të vijë një ditë, familja do të shpërbëhet. Antropologjia na mëson që, si u krijua shoqëria, lindi nga perëndia? Unë jam evolucionist.

Por ku paraardhësit sipas mendimit tim, unë jam darvinian, arriti stadin homoerektus, njeriu që u ngrit në këmbë dhe për të arritur të homosapiensi, mashkull-femër, pati një evolucion. Sepse primati nënë, kishte frikë se mos ja hanin të tjerët edhe i shoqi, dhe gjeti mënyrën për ta zbutur të shoqin dhe ja arriti, sepse kishte nevojë dhe për ndihmë dhe ja arriti.

Një tjetër psikolog francez, Aldo Naouri thotë; gruaja ka krijuar shoqërinë, duke nisur pikërisht nga kjo. U krijuan shumë çifte, u krijua fisi, pak nga pak, erdhëm tek bashkësia, nuk po e çuaj shoqëri. Gjithçka nis me familjen. Ka edhe kafshë që e kanë ndjenjën e solidaritetit. Është një lloj qeni në Afrikën e Jugut, kur një qen është i plagosur, i sjellin ushqim edhe këtij.

Solidariteti, dhembshuria, komunikimi janë të familja. Nëse familja në Shqipëri zhdëmtohet, iku, mbaroi kombi shqiptar. Sepse familja shqiptare sot përballet me korrupsionin, pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron një mori njerëzish. Varfëria po e vret familjen, shikoni dramat që ndodhin brenda familjes. Dhuna kundër gruas, fëmijës, pleqve. Papunësia, emigracioni, ikin fëmijët, mungesa e shtëpisë, droga etj.

Të gjitha këto krijojnë plagë në familjet shqiptare, sidomos të nënave shqiptare. Prandaj unë them që duhet ti biem kambanave të alarmit. Rreziku është te familja. Duhet të ndryshojë mentaliteti. Pa familje jemi të gjithë të mbaruar. Jam shumë i trembur dhe i vesh, atribuoj një përgjegjësi të jashtëzakonshme, qeverisë aktuale, që ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme, sidomos kryeministri Edi Rama dhe kori i tij.

Prandaj para jush uroj kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, për lumturinë që i sjell vetes dhe qeverisë së tij, duke shkatërruar thelbin, qelizën shqiptare, familjen.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here