Nga Sali Berisha
Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk firmos një procedurë të tillë.
Edi Rama është koka e Meduzës e kësaj afere të tmerrshme.
Në rastin e inceneratorit të Tiranës, në shkelje të plotë, ai firmos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që u përdor për të gjitha vjedhjet.
Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugalen, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në ligjeratën, apologjinë që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë.
Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen.
Duhet të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro.
Tiranë, 25 Korrik 2022
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE