Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në një fshat të Divjakës. Ngjarja ndodhi në orës 09:50, në fshatin Çermë Shkumbin. Nga hetimet paraprake ka dyshime se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Sot rreth orës 09:50, në fshatin Çermë Shkumbin, Divjakë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. L., 75 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë.