Pamje apokaliptike/ Europa përfshihet nga flakët masive, dëshmitë e banorëve: U detyrova të vija një peshqir të lagur në kokë, ndërsa jashtë…

0
133

Europa është përfshirë nga zjarre masive, ndërkohë që pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë pamje të tmerrshme të flakëve të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

Portugalia është një nga vend e cila po përballet me situata të tilla të rrezikshme, ndërsa flakët kanë rënë në resorte luksoze.

Mijëra zjarrëfikës luftuan me flakët Në të gjithë vendin, ndërsa dëshmitë e qytetarëve e kanë përshkruar situatën si flakë ferri.

Nxehtësia e madhe ka shkaktuar që zjarre të ngjashme të shpërthejnë në Spanjë, Francë, Turqi dhe Kroaci.

Përtej kufirit në Portugali, një numër zjarresh kanë shkatërruar shtëpi, biznese dhe fusha golfi.

Joao Anastacio, 63 vjeç, ka rrëfyer se i është dashur që të mbyllet në shtëpi me një peshqir të lagur në kokë, ndërsa banesa e ti rrezikohej nga flakët të cilët e kishin rrethuar.

“Gjithçka rreth shtëpisë sime u dogj”, tha ai.

Ndërkohë një person ka humbur jetën në pyll, ndërsa trupi i tij u gjet i djekur në rajonin verior të Aveiro, në Portugali. Ndërsa të paktën 135 njerëz kanë pësuar lëndime kryesisht të lehta që nga fillimi i zjarreve në Portugali javën e kaluar dhe rreth 800 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, sipas Autoritetit të Mbrojtjes Civile.

“Gjithçka u dogj dje, përveç shtëpive, sepse njerëzit janë shumë të guximshëm dhe i mbrojtën vetë. Zjarrfikësit mbërritën shumë më vonë. Dukej si fundi i botës”, ka rrëfyer një tjetër fermer, 77-vjeçari Adelino Rodrigues.

Zjarret kanë përfshirë edhe zona turistike.

Sipërmarrësi i nohur Duncan Bannatyne, ka rrëfyer se i është dashur që të largohet nga rezidenca e tij së bashku me bashkëshorten, pasi u përballën me rrEzikun e zjarreve.

Duncan shkroi në Twitter se ai dhe familja e tij u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre pasi flakët u përhapën në vendpushimin ku ai jeton mes një vale të nxehti që ka mbërthyer vendin.

“Ditë e tmerrshme sot në Algarve. Ne kemi mbijetuar, por ishte paksa e frikshme. Po. Na u desh të largoheshim nga shtëpitë tona sot, por për fat shumë pak prona u dëmtuan”, shkroi ai.

Ai ndau gjithashtu pamjet e një helikopteri që merrte ujë nga deti, duke thënë: “Ata po bëjnë një punë fantastike”.

Videot e shpërndara në internet treguan flakët që u afruan vilave të mrekullueshme, palma që digjen dhe pjesë të fushave të golfit.

Rreth gjysma e Portugalisë së goditur nga thatësira do të mbetet në alarm “të kuq” për kushtet ekstreme të nxehtësisë të enjten, me temperaturat më të larta që priten në rrethet Santarem dhe Castelo Branco, tha instituti i motit IPMA.

  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here