“Ëndrra e fundit e Shinzo Abe u bë realitet”, kështu shkruajnë mediat e huaja pasi partia e ish-kryeministrit të vrarë pak ditë më parë Shinzo Abe, fitoi zgjedhjet.
Partia Konservatore e ish-kryeministrit Abe, i ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik.
Konservatorët kanë marrë një shumicë solide dhe kështu do të jenë në gjendje, ndoshta, të realizojnë ëndrrën e Abe: “të modifikojnë kushtetutën pacifiste të Japonisë për herë të parë që nga shpallja e saj në 1947. Prandaj Japonia mund të kthehet në armatosjen me një ushtri shumë më të fuqishme”, shkruajnë mediat e huaja.
Partia Liberal Demokratike gjatë fushatës zgjedhore ofroi një platformë për mbrojtjen e vendit si dhe përmirësimin e perspektivës ekonomike me dy shtyllat kryesore në platformën e saj partiake që ishin “Mbrojtja e Japonisë” dhe “Ndërtimi i së Ardhmes”.
Vrasja e Shinzo Abe tronditi botën, ndërsa liderët e vendeve të ndryshme e dënuan si sulm ndaj demokracisë.
Ndërkohë Policia japoneze pranoi se në tubimin e elektoral në qytetin jugor të Naras ka pasur probleme me sigurinë.