‘Perëndimi rrezikon rajonin, jo Serbia dhe Rusia’/ Rama ‘tërbon’ shqiptarët

0
162

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë që ka shkaktuar mjaft zemërim mes shqiptarëve, në Shqipëri, por sidomos në Kosovë.

Gjatë kësaj interviste, Rama shprehet se Perëndimi duhet të mirëkuptojë Serbinë për pozicionin përkundrejt Rusisë sa i përket sanksioneve.

“Kështu po e sheh kryeministri i Shqipërisë politikën ndaj Serbisë: mirëkuptim, mirëkuptim, mirëkuptim ndaj Serbisë…” shkruan gazetari Enver Robelli, duke shpërndarë shkrimin në portalin Politico.

Por akoma më i rëndë është fakti se në këtë intervistë, Rama shprehet se presioni i Perëndimit ndaj Serbisë po e rrezikon rajonin dhe jo e kundërta, pra marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Rusisë.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha ai.

Ai tha se besonte se Serbia duhej të vendoste sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër nxitjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji, për të bërë shumë dhe shumë shpejt.

“T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”, tha ai.

”Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi Rama.

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here