Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë u shpreh për mediat se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e Ministrisë do të dalin të premten me një vendim tjetër.
“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin,” – u shpreh Lena.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për katër ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin.