“Populli nuk duhet të rrehet, është t’u mashtër tërë ditën e tërë natën”
Deklaratat e kryebashkiakut Veliaj se nënë liza ka firmosur marrëveshjen dhe është takuar me kreun e IMT janë përgënjeshtruar serish nga vetë Nënë Liza.
“ Sa kam taku nënën e babën që kam në varr aq kam taku dhe Erion Veliaj. Nuk kam firmosur dhe as nuk firmos. Pa më dhënë kontratën e shpinë në rregull nuk firmos”.
Ajo thotë se do të padisë Veliaj për shpifje pasi është hera e dytë që gënjen publikisht
“Unë do e denoncoj tani Erion Veliajn, sepse nuk munda radhën e parë. Unë do ta akuzoj për shpifje. Nuk kam firmos e as nuk jam përqafu me të, as se kam parë.”
Nënë liza thotë se ajo i është drejtuar gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim dhe seancën e ka më datë 27 Qershor.
Banorët e lagjes “5 Maji” janë prekur nga projekti i rindërtimit dhe pas shëmbjeve të banesave të tyre ato kanë mbetur në mes të 4 rrugëve pasi një pjesë e madhe e banorëve ende nuk kanë firmosur një marrveshje me bashkinë Tiranë se ku dhe kur do ti marrin shtëpitë.