Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy. Shpërthimi në lokalin e reperin ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.
Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pas sherrit mes dy reperëve, ku në një video Noizy shfaqej duke qëlluar me grushte reperin Cllevio, para lokalit të tij.