Ditën e sotme Shqipëria ka marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit, ku kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Rama ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë pushtimit rus në Ukrainë, ku janë vrarë civilë, pleq, gra dhe fëmijë, duke kërkuar që të Rusia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, por po ky kryeministër ka refuzuar të dënojë në Kuvendin e Shqipërisë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Përcaktimi i së vërtetës për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet e rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, janë thelbësore për rivendosjen e të drejtave dhe dinjitetit të viktimave dhe të afërmve të tyre’, ka thënë Rama.
Rama: Përgjegjësia për krimet dhe shkeljet e rënda, duke përfshirë përgjegjësinë individuale sipas ligjit penal, është thelbësore për rifillimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit, dhe për të rindërtuar sundimin e ligjit dhe paqen e qëndrueshme.
Përcaktimi i së vërtetës për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet e rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, janë thelbësore për rivendosjen e të drejtave dhe dinjitetit të viktimave dhe të afërmve të tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të avancohet drejt paqes dhe pajtimit./syri.net