Sot gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, ja se si do të kufizohet përkohësisht lëvizja në rrugët kryesore të Tiranës

0
114

Pas finales së Conference League, Tirana po pret sot “Tiranathlonën”, një garë që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap. Gara po zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit, dhe është një organizim i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë. Nisur nga masiviteti i një ngjarje të tillë sportive, me përmasa ndërkombëtare, dhe për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.

Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht. Qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët. Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret.

Sipas planit të masave, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
-Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29.05.2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
-Rruga e “Tuneleve”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),
-Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),
-Rruga “Diga e Liqenit”.(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),
-Rruga “Panorama e Liqenit”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).
-Rruga interurbane kryesore (TEG – lira Shkozë)
-Blv. Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segment! nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).

2-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a. Linja Nr. I/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin Willson” tjetri në qendër.
b. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
c. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” pezullohet përkohësisht
d.Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – Jordan Misja” devijon në qendër.
f.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht.
g.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës dhe në qendër.
h.Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here