‘PD nuk do të jetë më kurrë ‘lolo’ Ramës’/ Bozdo thirrje Grupit Parlamentar: T’i binden partisë

0
159

Rikthiumin e Sali Berishës në krye të PD-së, anëtari i Këshillit Kombëtar Eno Bozdo ka theksuar se tashmë do të kemi një parti opozitare të vërtetë dhe nuk do të jetë më ‘lolo’ e Edi Ramës.

I ftuar në A2, për sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit, Bozdo ka theksuar se ti shkosh mbrapa Ramës do të thotë o të jesh kretin politik, ose të kesh një hall shumë të madh.

Bozdo: Fitorja matet me sasinë e atyre që votojnë, kështu ndodh edhe me zgjedhjet në Shqipëri. Është shumë e vështirë të kuptosh kush është anëtarësia e PD, pas gjithë përçarjeve”, duke siguruar se maksimalisht pas një muaj do të lista më të qarta të anëtarësisë.

Do të jetë një parti opozitare e vërtet. Problemi që kemi patur me Bashën ka qenë sepse kishte perceptimi se kauzat opozitare devijoheshin, në mos shiteshin. Nuk kemi ditur t’i bënim presionin e duhur pushtetit që kemi përballë, për këtë arsyeje kemi patur humbje seriale, qoftë edhe për gabimet tona. Demokratët kanë zgjedhur Berishën, si njeriun për ta drejtuar, do të jetë opozitë shumë më efektive, dhe kjo do të ndihet shpejt.

Në të gjithë traditën politike, është grupi parlamentar që i bindet PD-së, dhe jo partia që i bindet grupit, ka një rezolutë që qartëson qëndrimi tone. Nuk kemi refuzuar kurrë të marrim pjesë por duke qenë se është një proces farsë i ka bërë thirrje të gjithë të vetëpërmbahen. Por nuk ka ndodhur kështu.

Disa individë me protagonizëm të sëmurë janë ulur në tavolinë me Edi Ramën për të kuptuar që ai nuk ka ndryshuar. Sot kanë deklaruar se rikthehen në tavolinë me kushtet e tyre. Kjo është e turpshme, dhe nuk mund të ulin emrin e PD-së. PD nuk do të bëhet më kurrë ´lolo” e Edi Ramës. Ai e ka në kokë emrin e presidentit, e ka mbyllur këtë punë. Ti shkosh mbrapa do të thotë o të jesh kretin politik, ose të kesh një hall shumë të madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here