Drejtimi prej 9 vitesh i vendit nga Edi Rama dhe pasardhësit e diktaturës, ka ringjallur dhe ndjenjat komuniste tek disa drejtues vendorë.
Në një aktivitet të organizuar në Cërrik, është shënuar një skandal me përdorimin e nxënësve për të bërë propagandë komuniste.
Përveç një aktiviteti ku deputeti dhe të ftuarit kanë vendosur nga një shami të kuqe, edhe nxënësit që kanë ‘bërë roje deri’ në një lapidar, kanë vendosur në qafë atë që njihej në diktaturë si ‘shami pionieri’.
Skandali është më i gjerë, pasi këto shfaqej komuniste janë bërë edhe në sy të kryebashkiakut të Cërrikut dhe atij të Elbasanit, i cili ka qenë i ftuar.
Sa për kronikë, turma e nostalgjikëve ka festuar 79-vjetorin e krijimit të Batalionit Partizan të Dumresë.