“Kur dëgjova Gaz Bardhin u shqetësova!”/ Paloka: Ja ç’do të ndodhë në Kuvendin e së shtunës

0
248

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike, ka shpjeguar se çfarë pritet të ndodhë në Kuvendin e së shtunës që do të mbajë kjo parti dhe përse deputetët do të jenë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar pa u votuar, ndryshe nga çfarë ishte premtuar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Paloka komentoi edhe deklaratat e Gazment Bardhit, të cilat i konsideroi të habitshme, për faktin se retorika e tij, nuk ka ndryshuar edhe pas 6 marsit, ku Berisha fitoi thellë ndaj Bashës.

“Në 11 dhjetor, në ndjekjen e parimit që të gjitha strukturat do të zgjidhen me votë, vendosëm që edhe për Këshillin Kombëtar, secili do të votohej. Situata që u krijua dhe e kemi edhe sot edhe brenda grupit parlamentar, na detyroi që të krijojmë një hapësirë për pjesën tjetër të deputetëve, që të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa u votuar në këtë Kuvend, sepse do të ishte shumë e vështirë për ta të hynin në një garë dhe të fitonin.

Kur dëgjova Gazin (Bardhin), u shqetësoava se nuk ka ndryshuar asnjë fjalë në terminologjinë e tij. Kështu fliste dhe për 11 dhjetorin, thoshte është miting, edhe sot njëlloj.

Të qëndrosh në të njëjtën terminologji kur ka ndodhur edhe 6 marsi dhe zgjedhjet në degë, ku anëtarësia shkoi masivisht të zgjedhë, me defektet që edhe në situatë normale janë të zakonshme, të dalësh në të njëjtin pozicion, po e quaj mungesë vizioni”, tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here