Hepatiti akut te fëmijët që po alarmon botën, mjeku Llajo: Në shumicat e rasteve është i rikuperueshëm, ja si t’i dallojnë prindërit simptomat

0
126

Mjeku Vasil Llajo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli për hepatitin akut, që ka prekur fëmijët në shumë vende të botës. Ai tha se, ky lloj hepatiti është ende misterioz dhe ende nuk dihen shkaqet që manifestojnë sëmundjen.

“Ky lloj hepatiti nuk është ende i përcaktuar shkaku patogjen, se kush e ka shkaktuar. Ndaj themi që është hepatit misterioz. Ka disa raste me hepatit që nuk janë zyrtare si hepatiti akut që bëhet fjalë. Akoma nuk është e qartë rruga e transmetimit sepse po u gjet agjenti patogjen gjendet edhe rruga e transmetimit”, tha Llajo.

Mjeku tregoi se më të rrezikuar nga sëmundja janë femrat, si dhe rrëfeu simptomat.

“Seksi femër goditet më shumë. Ajo fillon me të vjella, diarre, debulesë. Ajo që bie në sy është ndryshimi i urinës. Kemi një simptomë që shumë lehtë mund të evidentohet nga prindi, sepse ajo bëhet më e errët. Duhet të jenë kushtet higjienike perfekte”, pohoi mjeku.

Llajo nënvizoi se në shumicat e herëve kjo sëmundje është e rikuperueshme, ndërsa vdekjet, i argumentoi se kanë të bëjnë me imunitetin njerëzor, që është i ndryshëm në persona të ndryshëm.

“Nga rastet e prekura, nëse përjashtojmë 10%, 90% janë rikuperuar. Alarmi që është ngritur në nivel botëror nga OBSH do të na sqarojë më shumë mbi këtë sëmundje. Kjo ndodh se përgjigja imunitare në njerëz të ndryshëm është e ndryshme. Problemi është që në këto raste s’ka pasur precedentë të qartë. Përgjigja imunitare ka qenë e tillë që ka çeduar nga kjo sëmundje. Kompromentohet akti tretës. Atë që godet dhe që ka pasojat e shkatërrimit të qelizës është mëlçia, ndërsa në 10% të rasteve kërkohet transplanti. (E kemi infrastrukturën e nevojshme për përballimin e sëmundjes) Kemi raste që nuk ka rrugë trasnmetimi. Mund të jetë në Greqi, nesër shfaqet një fëmijë tjetër dhe thotë që s’kam pasur kontakt me persona të sëmurë. Por duke qenë se numri i rasteve është i tillë dhe përvoja spitalore krijoi një përvojë të mirë me COVID-in do të thotë që do e përballojë. Ne jemi në gatishmëri për të përballuar një situatë të tillë. Fakti që ne kemi kontrata me laboratorë në Amerikë, Greqi, Itali, ne jemi në gjendje se cilado gamë të jetë ne do e përballojmë”, përfundoi Llajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here