Rama flet për dixhitalizimin, por nuk i punon mikrofoni: Shpërthejeni tamam këtë se po i vini vërdallë…

0
153

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për shërbimet dixhitale, që sipas tij qytetarëve do t’u ofrohet çdo shërbim në mënyrë online. Por teksa fliste për këtë çështje, një problem teknik me mikrofonin duket se e ka acaruar kreun e qeverisë.

Rama vazhdonte të mbante fjalimin, por mikrofonin i tij herë pas here interferonte, duke e acaruar atë. Kreun e qeverisë nuk e kanë mbajtur nervat dhe i është kthyer teknikës.

“Do shpërthejë kjo, po shpërthejeni tamam, se keni kaq kohë që po i vini vërdallë. Mos e bëni kështu me kollitje të lehta. Kështu që…ëëë e ka fajin telefoni, e -albania”, tha Rama I nervozuar nga zhurma ne mikrofon dhe duke vijuar fjalimin e tij dhe më pas futi telefonin në xhep.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here