Ish-kryeministri,Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme një bashkëbisedim me pedagoget mbi sfidat e Arsimin e Lartë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka konsideruar një sponsorizim mafioz të Edi Ramës miratimin e atij që quhet “Ligji për Arsimin e Lartë” duke u shprehur se i ka bërë vendit një dëm të pallogaritshëm.
Ai po ashtu ka hedhur akuza edhe nga opozita që sipas tij nuk e kundërshtuan këtë ligj që ndëshkonte të varfërit e vendit.
“Ne për dekada jemi përballur me përjashtimin e të rinjve nga e drejta universitare. Kjo bëri që Shqipëria të kishte përqindjen më të ulët në Europë për diplomimet në universitete. Një përpjekje e madhe u bë për shkëputjen nga kjo praktikë. Nga kjo përpjekje ishte e pamundur që të ecnim paralelisht edhe me cilësi. Por e vërteta është se në arsimin parauniversitar ngjitja e Shqipërisë ishte nga më vertikalet. U hapën një seri degësh e u pasuruan programet. Pas ndryshimit të pushtetit arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshmit ligj dhe unë nuk mund ta lë pa folur hapur. Ligji i Arsimit të Lartë ishte një sponsorizim mafioz i Henri Cilit tek Edi Rama. I bëri vendit një dëm të pallogaritshëm duke korruptuar atë që i pranoi ligjin. Mjerisht opozita shqiptare për të njëjtin faktor nuk e kundërshtoi ligjin me forcë. Ky ligj ndëshkonte të varfërit e vendit. Me këtë ligj u mora 2 vite me pasionin e një ish-pedagogu. Ligji u shndërrua në një shpatë për të përjashtuar mijëra dhe mijëra të rinj nga mundësia për t’u futur në universitete. Mesatarja e të gjithë Shqipërisë është nën mesataren e Tiranës”- tha Berisha.