Propaganda ironike: Që sot e tutje do fotografojmë veçse njerëz pa dhëmbë!

0
394

Nga Elona Caslli/

Nxirri duart të t’i fotografojmë Artur!
Dialog 1
-Hej, ti si e ke emrin?
– Artur, më quajnë. Vjell ullinj.
– Hajde, afrohu këtu! Do të dalësh një foto me ambasadoren.
– Pse?!
– Si pse?! Është ambasadorja amerikane kjo. Nuk pyetet pse.
– Mirë
Dialog 2.
– Zonja ambasadore, ky burrë nuk ka dhëmbë në gojë. Mbase na duhet një figurant më i mirë.
– Jo, shumë mirë është pa dhëmbë. Të ndershmit janë pa dhëmbë në kētë vend dhe duhet dhënë mesazhi se unë i dua njerëzit e ndershëm.
Dialog 3
– Turi afrohu. Ktheje kokën nga ambasadorja dhe shikoje me adhurim.
Qesh Turi! Në foto duhet të duket mungesa e dhëmbëve. Qesh pak më shumë dreqi e mori! Kështu po! Bravo!
– Të iki tani?!
– Jo, Turi. Nuk kemi mbaruar ende. Nxirri duart se duhet t’i fotografojmë se ambasadorja do t’i hedhë në fejsbuk dhe do të shkruajë ” Duart e ndershme që na ushqejnë”. Nxirri duart!
– Kështu?
– Jo, kështu. Ktheji ndryshe se duhet të duken kallot tek duart. Ja, prit! Në këtë pozicion je në rregull. I nxorra në fotografi.
– Të iki tani?!
– Po, ik.
– Po ato fotot ku i shoh unë?!
– Shko vil ullinjtë atje! Dashke të shohësh foto ti!
– Mirë.
Dialog 4
– Zonja ambasadore i nxorra fotot në fejsbuk. Sukses i paparë. Populli beson se ju i doni njerëzit e thjeshtë dhe se jeni bijë e popullit. Sidomos mungesa e dhëmbëve ishte gjetje te Turi.
– Bravo! Që sot e tutje do fotografojmë veçse njerëz pa dhëmbë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here