Arbëreshët vijnë nga Kalabria, zhvillojnë “koncert” në Krujë

0
167

Me rastin e 555 vjetorit të Çlirimit të Krujës, qyteti legjendar i Skënderbeut është vizituar nga arbëreshët e ardhur nga Calabria e Italisë.

Të mahnitur nga bukuritë e qytetit të Krujës, fillimisht Arbëreshët janë ndaluar tek monumenti monumenti i heroit tonë Kombëtar Skënderbeu në qendrën e qytetit të Krujës. Më pas grupi i Arbëreshëve ka përshkuar rrugën nga sheshi i qytetit në pazarin e vjetër karakteristik të “derexhikut” deri në muzën e qytetit.

Përgjatë këtij udhëtimi grupi i arbëreshëve ka kënduar këngë të ndryshme arbëreshe dhe tradicionale shqipe. Të mahnitur nga performanca Arbëreshe, qytetarët krutanë janë bashkuar himnit të këngëve arbëreshe.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar është zhvilluar dhe ceremonia e përshëndetjeve nga autoritetet e pranishme.

Në ceremoni kanë përshëndetur Presidenti i Vatra në Stamboll Bora Zukali, Drejtues të komunave San Benedetto dhe Casalvechios, si dhe trashëgimtari i Heroit Skënderbe Loris Castriota, të cilët kryen homazhe dhe më pas vizituan kështjellën e Krujës.

Gjithashtu është inaguruar dhe sheshi me ermin “Tanush Topia” komandanti i kalasë së Krujës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here