Ka ndërruar jetë në spital këmbësori me Kujtim Hazizi, nga fshati Rrëmbes, i cili u përplas nga një makinë ‘Benz’.
Makina drejtohej nga Lorenc Tome. Si autori dhe viktima janë nga fshati Rrëmbec.
Ngjarja ndodhi në orën 11:00 të paradites së sotme në fshatin e Rrëmbecit, në Maliq.
Policia e Korçës/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.