Moti i keq ka sjellë disa problematika në qytetin bregdetar të Vlorës.
Një prej trageteve të linjës Brindisi-Vlorë, nuk ka mundur dot të ankorohet në kalatat e portit në qytetin bregdetar.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se trageti është nisur në orët e para të mëngjesit nga Brindisi.
Një ditë më parë, autoriteti portual i Vlorës njoftoi për përkeqësimin e motit dhe ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla.