Nga Petrit Sulaj*
Mora shkak për këtë shkrim nga Intervista e Drejtorit të Aviacionit Civil Shqiptar mbi “zhvillimet” që kjo degë e rëndësishme e ekonomisë po merr nën qeverisjen Rama-Balluku. Kam shprehur në shtyp disa herë opinionet e mia për sa më sipër dhe po mundohem përsëri në interes të publikut shqiptar të sqaroj veprimet dhe mos veprimet abuzive të qeverisë shqiptare në lidhje ne aviacionin civil.
Së pari dua të theksoj se detyra kryesore e autoriteve shtetërore (Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar) është sigurimi se e gjithë veprimtaria e Aviacionit kryhet në përputhje me standartet ligjore dhe rregullatore bazuar në rekomandimet e PRAKTIKAT ICAAO-s si dhe rregulloret e EU dhe EASA-s (European Aviation Safety Agency). Pra detyra kryesore është sigurimi i jetës së udhëtarëve në fluturim dhe në Aeroporte dhe jo ana komerciale e trumbetuar me bujë nga qeveria për të fshehur allishverishet e saj në këtë fushë. Për ta ilustruar po rijap disa shembuj:
- Aeroporti i Kukësit megjithse ishte në kushte optimale që nga koha që ju dorëzua qeverisë shqiptare si dhuratë, ju dha për “zhvillim” koncesionarit me pretendimin e nisjes së fluturimeve ndërkombëtare nga ky Aeroport me show mediatik qeveritar. Fakti para të taksapguesve të hedhura dëm, mungesë operimesh dhe fluturimesh e për më tepër asnjë person i mbajtur përgjegjës.
- Albcontrol, që merret me kontrollin e trafikut Ajror, po shkon drejt shkatërrimit total dhe rrënimit financiar si rezultat i keqmenaxhimit të Belinda-Maksim-Lukunisë së hajdutëve që jo vetëm e rrënuan por degraduan dhe demotivuan stafin aq profesional të saj duke i keqtrajtuar, pushuar nga puna, intimiduar, madje duke ju përgjysmuar dhe të ardhurat. I vetmi “sukses” këtu është pajisje me Sixhade Artizanale të sallës VIP.
- Kompania Turke “Air -Albania” është një tjetër mashtrim i madh i bërë publikut sepse jo vetëm që nuk është kompani Shqiptare, por përkundrazi tër stafin menaxherial dhe 90% të kapitalit e ka jo shqiptar dhe natyrisht të ardhurat nuk i shkojnë shtetit shqiptar por atij që ka dhe operon avionët, pra Turqisë. E vetmja gjë që ka shiptare është suporti jashtë çdo logjike ligjore nga Albcontrol si pjesëmarrëse me 10% në këtë aferë, duke realizuar kështu de facto 1 deskriminim ndaj operatorëve të tjerë.
- Reklamohet Wizz Air se ka krijuar bazën ajrore nga Tirana, por nuk tregohet kjo kompani a ka marrë incentiva nga Shteti ynë? A paguan kjo kompani për rregjistrim avionash këtu si kompanitë shqiptare? E them këtë se këto janë kosto qindra mijëra euro që i mungojnë të ardhurave të Aviacionit Civil.
- Aeroporti Vlorës i trumbetuar se do ketë zhvillim si Aeroporti më i madh në vend, megjithë pjesëmarrjen e 1 investitori serioz si Zoti Pacolli, përsëri nuk ka një plan të mirëfilltë zhvillimi në mënyrë që publiku shqiptar nesër, mos detyrohet ti paguajë fitimin e munguar investitorit, për shkak se qeveria Rama-Balluku, mendoi të bënte fushatë elektorale me këtë aeroport.
Ka ardhur koha që organet ligjzbatuese të shikojnë me imtësi këto abuzime në fushën e Aviacionit sepse janë të tilla si tek afera e incerenatorëve. Mos thoni ju lutem se nuk ju kam paralajmëruar.
*Ish Drejtor i Aviacionit Civil Shqiptar