Për herë të parë në 30 vite PS e udhëheq ekskluzivisht procesin e zgjedhjes së Presidentit pasi i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur e vetme.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, sot më 19 prill, socialistëve ju shpërndanë zarfet dhe formularët të cilët i plotësuan me 3 emra. Këto janë propozimet e para të mazhorancës.
Balla: Shpresojmë ta zgjedhim Presidentin që në raundin e parë
Balla tha se ishin kujdesur që procesi të ishte konfidencial. Pas plotësimit të formularëve me emrat që deputetët propozuan, i hodhën zarfet në kutinë e votimit.
Ndërkohë kryeministri Rama e cilësoi Metën si Presidentin më skandaloz që ka njohur historia e institucionit Presidencial.