“Rusia mburrej se do të na pushtonte për 48 orë”, Zelensky: Moska ka pësuar humbje të pariparueshme

0
116

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse kanë pësuar “humbje të pariparueshme” që nga fillimi i pushtimit të tyre, 49 ditë më parë.

“A ju kujtohet sesi Rusia mburrej se do të pushtonte Kievin për 48 orë? Në 48 orë, që zgjatën për 48 ditë, ushtria ruse arriti një nivel humbjesh të pariparueshme më të larta se Bashkimi Sovjetik gjatë dhjetë viteve të luftës në Afganistan”, tha Zelensky.

Plani fillestar i Rusisë për të sulmuar kryeqytetin ukrainas Kiev, kur lufta filloi për herë të parë më 24 shkurt, u bllokua pasi trupat e saj pësuan humbje të mëdha.

Analistët thonë se Moska e nënvlerësoi forcën e rezistencës së ukrainasve. Forcat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga kryeqyteti Kiev dhe po ndërtojnë forcat e tyre ushtarake në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here