Tronditet Shkodra/ Ekzekutohet 55 vjeçari, 2 vite më parë i shpërthyen makinën me tritol

0
142

Një 55-vjeçar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së martës në lagjen “Partizani”.

Viktima është identifikuar si Nazmi Bandula, banues në këtë lagje. Ai u qëllua me armë teksa ishte i ulur në një lokal pranë banesës së tij rreth orës 08:15.

55-vjeçari besohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Pas vrasjes, autori/ët u larguan me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës, ndërsa grupi hetimor po mbledh provat.

Në vitin 2020, viktimës Nazmi Bandula i shpërtheu me tritol automjeti i tij i parkuar në oborrin e shtëpisë. Nga ngjarja e para 2 viteve nuk pati persona të lënduar, ndërsa vetë Bandula tha se nuk kishte konflikte me persona të tjerë.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË SHKODRËS:

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here